Për Një Zgjim Në Tër’ Botën
Words and music by Lelia N. Morris · tr. Jan Foss · 1910
Key of · BPM · 4/4 · · Psalmet 85:6
Verse 1
Për një zgjim në tër’ botën ne të lutemi, Zot.
Po, fuqia e t’Lartit le të bjer’ mbi ne sot.
Këtë bot’ që Jezusi e shpërbleu me gjak
Nga sundimi i djallit do ta marrim ne prap’.
Chorus
Na dërgo fuqi, na dërgo fuqi.
Mbi ne Fryma e Shenjtë le të zbresë tani.
Si një dallgë vërshuese që gjith’ vendet përshkon,
Na dërgo zgjim bot’ror, Zot, që tek unë fillon.
Verse 2
Për k’ta shira bekimi, Zot, ne kemi lexuar.
Mbi çdo mish të përhapet Fryma e Shenjt’ e premtuar.
Jorje shirat e fundit, që çdo vend do t’gjelb’rojn’
Dhe porsi trëndafilat shkretëtirat t’lul’zojn’.
Verse 3
Ja, dëgjojm’ nëpër manet një lëvizje të re.
Me çdo fllad vijnë lajmet "ka rilindje mbi dhe".
I dëgjon Perëndia lutjet tona tani,
Edhe zgjimi shpërndahet në çdo vend me shpejt’si.
Public domain — free for any use, anywhere, forever.