← All songs

Engjëjt Na Kumtojn’ Tani

Words and music by Charles Wesley · tr. Jan Foss · 1739

Key of F · 96 BPM · 4/4 · Christmas,Praise · Lluka 2:13-14

Verse 1

Engjëjt na kumtojn’ tani
lindjen e një mbreti t’ri.
Se u hapet mundësia
t’kthehemi tek Perëndia.
Kombet gjith’, me brohorim,
merrni pjesë në k’të festim!
"Shpëtimtari", le t’rrëfejmë,
"Na u lind në Bethlehem."
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Verse 2

Qielli ty të adhuron,
Ty, o Krisht, përjetë, gjithmonë;
Se u poshtërove ti
Për t’u lindur si njeri.
Perëndi i mishëruar!
Zoti ynë na ësht’ afruar!
U kënaqe ti mbi dhe
Të jetosh ashtu si ne.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Verse 3

Eja, Bir i Perëndisë!
Eja, Diell i drejtësisë!
Jet’ dhe drit’ prej teje vijnë;
Çdo njeriu sjell shërim.
Ti lavdinë e vet e le
Për t’na dhën’ një jet’ të re.
Lindja për të dytën herë
Seç u jepet njerëzve.
Perëndisë i qoft’ lavdi.
Lindi sot një mbret i ri!

Public domain — free for any use, anywhere, forever.