← All songs

Tek Kryqi i Jezusit

Words and music by Elizabeth C. Clephane · 1868

Key of Eb · 72 BPM · 4/4 · Grace,Comfort · Galatasve 6:14

Verse 1

Tek kryqi i Jezusit
E zgjodha vendin tim,
Nën hijen e një të madhit shkëmb
Që mbron nga çdo mjerim;
Porsi strehim në shkretëtirë,
Ku unë mund të pushoj;
Në pisk të vapës Zoti im
Më bëri një mburojë.

Verse 2

O strehë aq e shtrenjtë,
Shpeshherë e provuar!
O vend ku dashuria
Me të drejtën u takua.
Ashtu si e pa Jakovi
Në ëndërr në Bethel,
Për mua ësht’ kryqi yt porsi
Një shkallë që çon në qiell.

Verse 3

Përtej, në anën tjetër
Të kryqit ësht’ një gropë
E gjerë dhe e thellë,
Një humnerë me terr të plotë.
Por kryqi me dy krah të zgjatur,
Si rojtar qëndron;
E nga varri i përjetëshëm
Të na shpëtojë kërkon.

Verse 4

Mbi kryqin e Jezusit
Unë ndonjëherë shikoj
Me sy të zemrës at’ njeri
Që aq për mua pësoi.
Nga zemra e zhuritur
E pranoj unë, duke qarë,
Dashurinë e tij t’shpërblyeshme
Për mua, një mëkatar.

Verse 5

Në fresk të hijes së kryqit,
Sa dua, o Zot, të rri.
S’më duhet asnjë tjetër dritë,
Veç kjo që vjen nga ti.
Shkëlqimin e k’saj bote unë
S’e mbaj më si fitim;
Mëkati im për mua ësht’ turp,
Në kryq ësht’ lavdi im!

Public domain — free for any use, anywhere, forever.